Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Koncept-dokumentin për Kooperativat Bujqësore në vend, e cila sipas ekzekutivit do t’u mundësoj fermerëve qasje në tregje të reja e teknologji moderne, raporton Ekonomia Onlline.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ky draft koncept-dokument përfshin një përshkrim të hollësishëm të politikës dhe kornizës ligjore ekzistuese.
Ai ka thënë se po ashtu indentifikohen problemet në çështjet të cilat kanë penguar në menaxhimin e drejtë e të qëndrueshëm të Kooperativave Bujqësore.
“Është një koncpet projekt moderen dhe evropian. Ky koncept-projekt i përcakton format e bashkimit të kooperativave në mënyrë vullnetare të grupeve të fermerëve duke ju lejuar krijimin e tyre nga dy a po më shumë kooperativave. Kjo do të ju mundësoj fermerëve qasje në tregje të reja, teknologji moderne, plasim më të lehtë të produkteve pandërmjetësues. Gjithashtu koncept-dokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit, kështu duke rritur efikasitetin, mundëson plasim më të lehte ne tregjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.