Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë vendimin e tij të dytë sot – themelimin e Ekipit Geriatrik, për kujdesin për të moshuarit.
Peci, përmes një postimi, ka thënë se ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi ![]()
Vendimi im i dytë si kryetar është themelimini i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.
Për herë të parë në Mitrovicë, themelohet ekipi mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike, në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.
Ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale për të gjithë të moshuarit.
Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, e ne ua kemi borgj minimumin, të kujdesemi për ta
.