Peci për çështjen e vërshimeve: Shumë shpejt do të kemi një vendim

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se janë aprovuar dy dokumente për lehtësimin e kredi marrjes së fermerëve, raporton EO.

“Ne sot kemi aprovuar dy dokumente të rëndësishme që të ju krijojmë mundësi fermerëve që të rrisin aspektin e sigurisë në kredi. Adresohet edhe mungesa e kolateralit të fermerëve”.

“Një ligj tjetër është ligji për organizimin e tregut. Një informacion tjetër është se të hënë e kam nënshkruar udhëzimin administrativë për pagesa direkte për 2023”, tha ai.

Ai, në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë, tha se Qeveria shumë shpejt do të dalë me vendim për çështjen e vërshimeve.

“Para pak muajsh ne me vendim qeveritar kemi ofruar përkrahje për fermerët. Çështja e vërshimeve është duke u trajtuar në një grup ndërministror dhe shumë shpejt qeveria do të dal me një vendim”, tha ai.

Të ngjashme