Peci për Krushën: Rreth 2 milionë euro mbështetje në mandatin tonë

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë mandatit të tij, Krusha ka marrë një mbështetje financiare prej rreth 2 milionë eurosh përmes subvencioneve dhe granteve.

Sipas tij, ky fond ka përfshirë një numër të konsiderueshëm përfituesish, përfshirë 30 gra fermerë të Krushës, raporton Ekonomia Online.

Ministri theksoi se ky investim ka pasur si qëllim mbështetje të fermerëve dhe zhvillim të qëndrueshëm të zonës, duke e cilësuar Krushën si “tokë të larë me gjak”, duke përkujtuar rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj toke për Kosovën.

Të ngjashme