Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot e ka pranuar detyrën e ministri i ri, Faton Peci.
Pranim dorëzimi i detyrës është bërë në prezencë të zëvendës sekretarit të MBPZhR-së, Hasan Sejfijaj. Ai e ka njoftuar ministrin e ri për zhvillimet e përgjithshme në këtë ministri, programet mbështetëse për sektorin e bujqësisë dhe projektet që janë në proces.
Kurse ministri Peci ka shfaqur gatishmërinë të punojë me të gjithë në funksion të ndihmës për sektorin e bujqësisë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se me angazhimin e përbashkët, imazhi i cenuar i MBPZhR-së me zhvillimet e fundit do të përmirësohet me punë konkrete dhe angazhim maksimal.
Ministri Peci ka potencuar se synim i tij mbetet fuqizimi i sektorit të bujqësisë, transparenca dhe respektimi i ligjit.