Peci: Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se sistemi i drejtësisë po ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike, referuar kështu objektit në Ulpianë.

Peci ka thënë se nesër bëhet një vit nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë.

“Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?, ka shkruar Peci në Facebook.

“Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit. Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast”, shkruan tutje ai.

Të ngjashme