Peci takohet me Adelina Ismailin: Ka thyer kufij

Prishtinë | 20 Jan 2026 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim këngëtaren Adelina Ismaili.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.

“Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues.  Patëm një bisedë të hapur e miqësore për muzikën si akt lirie, për kulturën si identitet dhe për rolin e artistit në shoqëri, por edhe në rrugën e çlirimit. Adelina mbetet simbol i një kohe të vështirë dhe sfiduese, por edhe i një vizioni që ende flet fuqishëm. Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës”, ka shkruar Peci në Facebook.

Të ngjashme