Peci takon ambasadorin e Suedisë, diskutojnë bashkëpunimin ndërinstitucional

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Përmes një njoftimi, Peci ka bërë të ditur se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite, duke e cilësuar këtë shtet si një partner dhe mik të rëndësishëm.

Gjatë takimit, kryetari Peci dhe ambasadori Westerlund kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Ambasadës së Suedisë, me fokus në tema të ndryshme me interes për qytetarët dhe zhvillimin e komunës.

Peci ka vlerësuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në funksion të projekteve dhe iniciativave të reja për Mitrovicën e Jugut.

Të ngjashme