Peci thotë se për ministrin e ri të Shëndetësisë vendos Kurti: Synojmë buxhet prej 100 milionë €

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 11:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pas përfundimi të mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Peci para gazetarëve nuk ka treguar se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë, pasi që sipas tij, për të vendos kryeministri.

“Këtu kam dalë për të diskutuar për zhvillimet e fundit se cili do të jetë emri i ministrit të ri të shëndetësisë do ta vendos kryeministri”.

Derisa ka folur për projektligjet që janë miratuar në mbledhjen e Qeverisë, Peci tha se synojnë që buxhetin vetanak ta kenë 100 milionë euro, raporton EO.

“Projektligj për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i përcakton politikat kombëtare për bujqësinë dhe zhvillimin, planifikimin, masat e politikave bujqësore; masat për bujqësi të integruar, prodhimin organik, standardet e cilësisë dhe marketingut, bazën e të dhënave, regjistrat, monitorimin dhe raportimin në bujqësi, mbështetjen institucionale në bujqësi, kontrollin administrativ, masat e menaxhimit të rrezikut në bujqësi dhe restaurimit të potencialit të prodhimit bujqësor, partneriteti social e ekonomik në fushën e bujqësisë dhe inspektimit në teren të zbatimit të masave të politikave bujqësore, në nivel sa më të avancuar si në aspektin profesional ashtu edhe praktik”, shtoi ministri Peci.

“Me këtë ligj që e aprovuam do të kemi mundësinë e rritjes më të madhe të sektorit të bujqësisë dhe fermerëve, në kuadër të masave buxheti për vitin 2022 do të jetë 70 milionë euro dhe synojmë që buxhetin vetanak ta kemi 100 milionë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme