Peci: Treni për Këshillin e Evropës, do të na ikë edhe sivjet

Prishtinë | 21 Mar 2025 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ambasadori Lulzim Peci tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara pa u qetësuar situate në Beograd. Megjithatë sipas tij për Kosovën është e rëndësishme të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

“Unë sa po e shoh treni do të na ikë prapë sivjet, sepse na kemi qëndrime jo fort të qarta nga ana e partive opozitare, Aleanca është e qartë për dërgimin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, Abdixhiku është shprehur se do ta negociojë, por me kë…Qëndrimi i PDK-së është i paqartë”, tha ai.

Peci tha se qeveria stabile të cilën po e kërkon Bashkimi Evropian është ajo qeveri e cila i ka së paku 61 deputetë.

“Edhe një qeveri e cila është e dedikuar që t’I zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel kjo është ajo se çfarë po kërkohet nga Brukseli”, tha Peci.

Të ngjashme