Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ndarë fotografi nga vizita e tij te Fatmir Shehu, themeluesi i “Kosova Wine”.
Përmes një postimi në Facebook, Peci, ndër tjera ka thënë se verërat janë cilësore dhe meritojnë të bëhen pjesë e tregut në rajon dhe Europë, raporton Ekonomia Online.
“Fatmiri punon me zell e me mund të pakursyer që verërat cilësore t’i plasojë në tregje përtej rajonit e Evropës”, ka thënë ministri.
Postimi i plotë:
Nga përvoja dekadëshe e babait të tij, Fatmir Shehu, themeluesi i “Kosova Wine” ka trashëguar dashurinë dhe përkushtimin për verën dhe vreshtat.
Fatmiri punon me zell e me mund të pakursyer që verërat cilësore t’i plasojë në tregje përtej rajonit e Evropës.
Kurse ne që ishim për vizitë në bodrumin e tij, jo që nuk na lëshoi lehtë pa ngritur por edhe kishte shtruar tryezën me krelanë, që për hir të së vërtetës, shija ishte e jashtëzakonshme!