Faton Peci, Shefi i Kabinetit të Vjosa Osmanit, ka thënë se ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes është duke u bërë propagandë.
“Aktualisht, brenda institucioneve të Kosovës është vetëm zonja Vjosa Osmani, e cila po i dridh kapësit dhe zhvatësit e shtetit. Tmerr është për mekanizmat e sigurisë dhe të segmenteve të tjera korruptive përballja karshi një lideri që insiston për rend dhe ligj”.
“Jemi të vetëdijshëm që aleanca dhe ky krim i organizuar ka aleat në të gjitha segmentet e jetës. Ne po e bëjmë punën tonë, luftën kundër krimit. Ata, gjithashtu po e bëjnë punën e tyre që dinë më së miri- agjitacion e propogandë”, ka shkruar Peci në rrjetin social Facebook.