Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e familjes Gashi nga Dubrava e Suharekës, për të cilën thotë se ka ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake.
Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, Peci është shprehur i lumtur që në çdo cep të Kosovës “kanë lënë gjurmë të investimit të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi”.
Postimi i plotë:
🧑🧑🧒🧒 Familja Gashi nga Dubrava e Suharekës ka investuar në sektorin e blegtorisë, duke ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake që mund të jetë shembull që duhet ndjekur.
🇽🇰 Ministria e Bujqësisë ka mbështetur financiarisht përmes grantit për mekanizëm bujqësorë në vlerë prej 81,500 euro.
👨🌾 Përveç fermes moderne Avniu ka investuar në një plantacion prej 15 hektar me arra duke i kontribuar ekonomisë së vendit.
I lumtur pa masë që në çdo cep të Kosovës kemi lënë gjurmë të investimit e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi.