Peja e transferon Lis Shoshin

| 05 Mar 2021 | 12:13 | Nga

Klubi i basketbollit Peja po tregohet aktiv në ditët e fundit.

Pasi u nda me trajnerin Jordanco Davidkov, klubi kosovar e angazhoi dje trajnerin e ri, Dragan Radovic.

Ndërsa, Verdhezinjtë menduan edhe për përforcimin e ekipit, shkruan Gazeta Express.

Pasi e transferuan fundorin amerikan A.J Walton, pejanët e bënë goditjen e radhës.

Ata në fakt e kanë bërë të vetin basketbollistin e njohur kosovar, Lis Shoshi, i cili pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në klube të ndryshme evropiane.

Shoshi është rikthyer së fundmi nga lëndimi dhe pejanët presin që përfaqësuesi kosovar ta japë kontributin e tij në klubin e fëmijërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme