Klubi i basketbollit, Peja, është shpallur kampione e Kosovës në Superligë.
Peja të enjten mbrëma mposhti Trepçën në sallën e sporteve “Minatori” pas 5 minutave shtesë me rezultatin 93:91. Rezultati pas kohës së rregullt ishte 77:77.
Ndeshjes së bukur dhe dramatike i la shije të keqe sjellja e tifozëve mitrovicas. Pas përfundimit, ata filluan të hidhnin gjësende në parket.
Me përcjellje policore, basketbollistët dhe stafi i Pejës u larguan me shpejtësi për në zhveshtore.