Peja feston kështu Ditën e Pavarësisë (Foto)

Pejë | 17 Shk 2017 | 12:56 | Nga

Komuna e  Pejës sot ka shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Por, kjo komunë nuk ka pasur mbledhje solemne të Kuvendit Komunal e ditën e Pavarësisë e ka shënuar në një mënyrë tjetër.

Në sheshin kryesor të qytetit është ngritur flamuri i Kosovës nga kryetari i PDK-së në Pejë, Muhamet Haliti dhe ish i burgosuri politik, Nezir Gashi.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Islam Husaj dhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri kanë vendosur një tufë lulesh tek lapidari që përkujton demonstratat e vitit 1968.

Muhaxheri ka thënë se kjo është dita më e rëndësishme e shtetit të Kosovës dhe se në këtë ditë duhet të përkujtohen dëshmorët e Kosovës, që sipas tij, janë më mëritorët e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa shkolla fillore në Pejë ka organizuar një shfaqje teatrale ku kanë marrë pjesë edhe udhëheqësia komunale e Pejës.

download-3download-2download-1

download

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme