Basketbollistët e Pejës nesër mbrëma në Nikshiç do të kërkojnë të këndellen nga humbja në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës Ballkanike ndaj Karpos Sokolit.
Verdhezinjtë, te të cilët është kthyer trajneri Aleksandar Todorov pas operimit, janë mysafir të Sutjeskës lidere të Grupit B të BIBL.
Ndeshja luhet në Qendrën Sportive të Nikshiçit ndërsa nis në ora 19. Drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë: Ademir Zurapovic, Dragan Kralj dhe Mila Cavara.
Peja ka mposhtur Sutjeskën në duelin e parë mes tyre të zhvilluar në “Karagaç” me rezultat të ngushtë 76-74, transmeton borozani.
Peja ka bilanc aktual 3-2 nga 5 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa Sutjeska lidere 5-2 nga 7 ndeshjet e zhvilluara.