Kreu komunal të Pejës Gazmend Muhxheri për të realizuar premtimin e dhënë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të fundit lokale, se çdo vit do të investonte nga 1 milion e 500 mijë euro në bujqësi, i duhet në vitin e fundit të këtij mandati të investojë edhe rreth 4.2 milionë euro në këtë fushë të rëndësishme zhvillimi ekonomik të Pejës.
Sipas një raporti për investime kapitale në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë që e ia ka dërguar KD-së, drejtori i Bujqësisë, Mehdi Mulaj, nga buxheti komunal për tre vjetët e kaluar figurojnë të investuar gjithsej 1 milion e 736 mijë e 186 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në bazë të premtimit të dhënë, deri në fund të muajit dhjetor, do të duhej të ishin investuar edhe rreth 2.7 milionë euro të tjera.