Peja “vlon” nga mbeturinat dhe qentë endacakë

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kuvendit Komunal të Pejës nga Alternativa, Reshat Nurboja ka postuar disa fotografi nëpër vende të ndryshe në qytetin e Pejës, ku shihet se mbeturinat nuk ka vend që nuk gjenden, madje me ato janë mbushur edhe lokalet e pa shfrytëzuara.

Nurboja, i cili ka qenë edhe kandidat i Alternativës për kryetar të komunës së Pejës, ka shkruar se Peja historikisht ka qenë një nga qytetet më të bukura dhe më të pastra në Kosovë, ndërsa, sot vlerësohet si një nga qytetet më të papastra në Evropë.

“A e meriton Peja një shëmti të tillë…! Kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e imazhit aktual të Pejës dhe atë nga pjesët qendrore të qytetit e të shtratit të lumit…Nga pjesët tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme