Pejë: Burri rrah gruan e tij

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Një çift nga fshati Raushiq i Pejës kanë përfunduar në polici , pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 24-vjeçarja ka pësuar edhe lëndime trupore, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

30-vjeçari është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që atij t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme