Policia raporton se dje në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë konfiskuar 1724 kuti të barnave pa banderola.
“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë gjet dhe konfiskuar 1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.