Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku një person e ka mbytur rryma derisa ishte duke punuar me eskavator.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me këtë rast tragjik.
“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.
Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.