Më datë 16. 02. 2021, rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar nga QKMF-Deçan se kanë pranuar për tretman mjekësor një person e gjinisë femërore e cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Stacioni Policor Deçan.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se “dyshohet që viktima ishte goditur me një mjet të fortë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa personat e dyshuar kanë arritur që nga arka ti marrin rreth dyqind (200) euro para të gatshme”.
“Pas një pune Operative nga ana e Hetuesve Rajonal dhe Stacionit Policor Deçan, kanë arritur të identifikojnë kryesit e veprës penale të cilët gjenden në arrati”, vijon njoftimi.
Policia bën të ditur se intensivisht po punohet në kapjen e të dyshuarve.