Sot paradite ka pëlcitur tubi kryesor i furnizimit me ujë në fshatin Hajvali, që për pasojë ka lënë pa ujë të pijshëm banorët në katër lokalitete.
Siç njofton KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim.
Deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.
Nuk bëhet e ditur se sa do të zgjasë sanimi.