Pelegrinazhi në Mekë, miliona besimtarë vijojnë Haxhin

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 16:19 | Nga

Mbi 2 milionë myslimanë u mblodhën në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm 5-ditor.

Mijëra vetë kanë qarkulluar përreth Qabesë në formë kubi në qytet, për të përmbushur kështu misionin e tyre fetar, që feja ia kërkon çdo myslimani. Haxhi përfaqëson një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tyre.

Myslimanët besojnë se Haxhi është rikthim në gjurmët e profetit Muhamed, që lindi në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit. Pelegrinët në Mekë kanë zgjedhur që ta dokumentojnë udhëtimin e tyre në median sociale, duke i dhënë botës një fragment të asaj që ndodh atje, ransmeton tch.

Me mijëra pelegrinë po ashtu kanë zgjedhur të ecin përreth tendave të tyre në Mina, afër Mekës, në orët e para të ditës, para se udhëtimi i tyre drejt qabesë të fillonte.

Nisur nga numri i madh i vizitorëve, Arabia Saudite ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe për t’ia lehtësuar pelegrinazhin besimtarëve nga e gjithë bota. Sigurisht, fokusi kryesor është tek siguria, për shkak të incidenteve që janë regjistruar në të kaluarën, kur turma në lëvizje ka shkaktuar edhe shumë viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme