Paul Pogba bëhet pjesë e haxhit në Mekë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 16:50 | Nga

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, po e shfrytëzon pushimin e tij para fillimit të Botërorit në Rusi, duke udhëtuar për në Meka të Arabisë Saudite, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e miliona myslimanëve në haxh gjatë muajit të Ramazanit.

Francezi madje kishte postuar edhe një video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, duke paraqitur pamjet nga pelegrinazhi i tij në Mekë.

“Vetëm ata persona që vijnë në këtë vend, mund ta kuptojnë ndjesinë e vërtetë që përjetohet këtu. Shpresoj që njerëzit që nuk kanë qenë asnjëherë këtu, do ta bëjnë atë një ditë “, tha Pogba në videon e tij.

“Një vend shumë shumë shumë i bukur, Kurse sa i përket ndjesisë që po e kam, as që mund ta përshkruaj më fjalë”, deklaroi Paul Pogba në videon e postuar.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë e Pogbas që e bënë këtë udhëtim, pasi edhe vitin e kaluar, kishte ndërmarrë një udhëtim të ngjashëm, pak ditë pasi Manchester United e kishte fituar trofeun e Europa League, pas fitores në finale ndaj skuadrës holandeze Ajax.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme