Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi sapo është takuar me Federica Mogherinin.
Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, ka pritur atë dhe delegacionin amerikan që po qëndron për dy ditë në kryeqendrën evropiane, transmeton Klan Kosova.
Pelosi paraprakisht është takuar Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Delegacioni amerikan po përcjell Asamblenë Parlamentare të NATO-s.