Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha në Podgoricë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Perëndim.
Ai ka thënë se të gjithë aleatët e NATO-s janë njësoj të rëndësishëm, dhe se në Aleancë mendojnë se nuk ka aleat të vegjël, transmeton Klan Kosova.
Zyrtari i lartë amerikan në Mal të Zi po merr pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut në suaza të të cilit do të zhvillojë edhe një takim edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.