Pendarovski kërkon zgjidhje reciproke Kosovë-Serbi që nuk e rrezikon rajonin

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 11:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, kanë mbajtur një konferencë për medie, pas takimit, raporton Ekonomia Online.

Pendarovski me këtë rast tha se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin për të fuqizuar marrëdhëniet e ndërsjella, duke shtuar se janë të gatshëm që të shkëmbejnë përvojat me Kosovën.

Kur foli për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se duhet zgjidhje reciproke që nuk rrezikon rajonin.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova si fqinje do të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën, kurse unë theksova që ta intensifikojmë dialogun edhe më tutje. Bëhet fjalë për dyja vende mike, për të fuqizuar edhe më shumë marrëdhëniet mes shteteve”.

“Në lidhje me politikën e jashtme dhe ne i mbështesim dhe jemi në dispozicion që t’i tregojmë përvojën tonë në aspiratën në BE dhe NATO. Jemi të gatshëm që të kemi një rajon me prosperitet ekonomik dhe e mbështesim Kosovën në nisma rajonale. Maqedonia e mbështet zgjidhje reciproke që nuk do të rrezikojë rajonin”, tha ai.

Presidentja Osmani tha se synim i shtetit të Kosovës mbetet anëtarësimi ne organizatat ndërkombëtare.

Ajo i ka kërkuar ndihmën Pendarovski në lidhje me tendenca e Rusisë për ndikim në Ballkanin Perendimor, raporton EO.

“Ekziston vullneti që ta rrisim bashkëpunimin ndërmjet dy shtetet dhe të thellojnë marrëdhëniet bilaterale. Dyja shtet kanë të njëjtat arsye për anëtarësim në bashkimin evropian. Procesi i integrimit në Bashkimit Evropian mbetet njëri nder prioritet tona dhe do të punojmë së bashku për ta ndihmuar njëra-tjetrën”.

“BE-ja ende nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimit dhe në të njëjtën kohë e falënderoj këtë shtet për qasjen ndaj Kosovës në liberalizimin e vizave. Të dyja shtet e kemi të njëjtin synim drejtë Bashkimit Evropian. Presim përkrahje edhe më tutje të Maqedonisë, dhe siç e dini që Kosova ballafaqohet nga tendencat e Rusisë, dhe jemi të përkushtuar që t’i refuzojmë këto ndikime destabilizuese”, tha Osmani.

Të ngjashme