Së paku një person ka mbetur i vdekur nga një i armatosur që po mban disa pengje në një supermarket në komunën e Trebes, në jug të Francës.
Mediat franceze kanë raportuar se ky person paraprakisht kishte shtënë në drejtim të disa policëve, duke e lënduar njërin prej tyre.
Forcat e policisë janë vendosur në supermarketin “Super U”, në afërsi të Carcassonne.
Sipas një prokurori në Francë sulmuesi ka deklaruar se i përket grupit të Shtetit Islamik.
Në janar të 2015-ës një vrasës xhihadist kishte vrarë katër persona në një supermarket në Paris.