Që prej orës 17:30 të pasdites së djeshme, shqiptarët janë në karantinë dhe do të qëndrojnë të izoluar deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit. Çdo aktivitet nëShqipëri është mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi i makinave, masa këto të marra nga qeveria pas përhapjes së COVID-19.
Nga ky rregull përjashtohen pensionistët, të cilët ditën e sotme mund të dalin për xhiro deri në orën 11:00.
Lajmin e dha dje kreu i qeverise, Rama, e me pas Policia e Shtetit reagoi me disa sqarime per kete vendim liridaljeje e kategorise qe cilesohet si e rrezikuar nga koronavirusi. Në njoftimin shpërndarë për mediat, bëhet me dije se në rrugë do të jenë forca policore të cilat do të kujdesen që kjo liri dalje të bëhet në mënyrën e duhur dhe duke respektuar distancimin social. Policia i bën thirrje të moshuarve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë.