Fernando Torres ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës prej një futbollisti profesionist.
Spanjolli ka bërë të ditur se një fjalim lamtumirës do ta mbajë gjatë ditës së diele në Tokio, ku vitet e fundit është paraqitur me skuadrën e Sagan Tosut.
“Unë diçka të rëndësishme kam për të njoftuar. Pas 18 vitesh emocionuese, ishte koha që të përfundoj karrierën time. Të dielën në orën 10:00 sipas kohës japoneze (03:00 sipas kohës sonë lokale), do të mbajë një konferencë për shtyp, ku ë do të shpjegojë të gjitha detajet. Shihemi atje”, ka pohuar përmes një videoje në Twitter.
Fëmija karrierën e ka filluar te Atletico Madrid, kur në vitin 2001 u promovua te ekipi i të rriturve gjersa më parë ka luajtur edhe te Liverpolli, ku ishte ndër lojtarët e preferuar të klubit anglez.
Më pas ka luajtur edhe te Chelsea ku u transferua për 58 milionë euro dhe për një periudhë të shkurtër te Milani, ku më pas u rikthye te ekipi i Atleticos, me të cilin fitoi Ligën e Evropës gjersa këtë sezon ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve të Azisë.