Një medium i Koresë së Jugut ka raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e konsideruar mundësinë që ta zvogëlojnë prezencën ushtarake në Gadishullin Korean.
Mirëpo Pentagoni e ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur si një raportim të pavërtetë, shkruan Reuters.
“Absolutisht nuk ka asgjë të vërtetë në raportimin e Chosun Ilbo, ku thuhet se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është duke e konsideruar tërheqjen e trupave nga Gadishulli Korean”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.