Pentagoni publikon xhirimet e momentit të vrasjes së al-Baghdadit

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Pentagon ka publikuar video të klasifikuar si sekret nga misioni i të mërkurës së kaluar të operacionit që shënjestroi udhëheqësin e terroristëve islamik, ISIS. Në video vërehen shkëmbimi i zjarrit me nga disa lokacione derisa ushtarët amerikanë ishin duke ju afruar kompleksit ku ishte fshehur krye terroristi

Xhirimi nga i bërë nga lartësia përmes fluturakes dron paraqet njësitet komando amerikane derisa po i afroheshin kompleksit të ISIS.

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA’ve, Gjeneral Frank McKenzie, po ashtu lajmëroi që ADN kishte konfirmuar se ai padyshim ishte lideri i ISIS. Mostrat e përdorura për konfirmim e krahasim të ADN’së të al-Baghdadi ishin marrë gjatë mbajtjes së tij në Kampin Bucca në Irka gjatë vitit 2004.

Gjenerali McKenzie tha se tërheqja e forcave nga Siria nuk ishte faktor kufizues në sulm, dhe nuk kishte të bënte asgjë me kohën e sulmit, që ishte përcaktuar “duke mbledhur informacionin e tërësishëm dhe faktorë tjerë që do të kishin ndikim në trupat sulmuese të hynin dhe dilnin”.

Vdekja e al-Baghdadi shënon fundin e gjurmimit të gjatë me vite për të zënë terroristin më të kërkuar në botë dhe njeriun që shpalli të ashtuquajturin kalifat islamik në Irak e Siri më 2014’n.

Ishte njoftimi më i rëndësishëm i vdekjes së një lideri terroristësh që prej kur Presidenti Barack Obama kishte njoftuar për vrasjen e Osama bin Laden nga njësitet e SEALS të Marinës Amerikane më 2011’n.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme