Pentagoni pranoi më në fund se është ende duke hetuar për UFO-t, sipas një zëdhënësi të departamentit të Mbrojtjes, i cili foli për një iniciativë qeveritare sekrete të quajtur “Advanced Aerospace Threat Identification Program” (AATIP), që ka zhvilluar kërkime dhe hetime në lidhje me fenomenet ajrore të paidentifikuara.
Pentagoni deri tani kishte deklaruar gjithnjë se e kishte mbyllur AATIP-in që në vitin 2012, por zëdhënësi Christopher Sherwood pranoi se departamenti është ende nduke hetuar mbi vëzhgimet e mundshme të anijeve aliene.
“Mbrojtja është e shqetësuar që të identifikojë të gjitha mjetet ajrore brenda hapësirës tonë operative, si dhe të identifikojë çdo formë të huaj që mund të përbëjë një rrezik për kombin”, vazhdoi ai.
“Dhe do të vazhdojë të hetojë nëpërmjet procedurave normale sinjalizimet e mjeteve ajrore të paidentifikuara të kapura nga aviacioni ushtarak amerikan me qëllim garantimin e mbrojtjes së kombit kundër faktorit surprizë nga ana e armiqve tanë”, theksoi Sherwood.