Dhuna në familje krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rritje. Po ashtu rritje ka shënuar edhe dhuna ndaj gruar. Gjatë këtij viti u shënuan 816 raste të dhunës në familje, por ka shumë raste që nuk lajmërohen fare.
Kështu u tha në debatin me temën “Dhuna, pasojat e saj dhe njohuritë ligjore”, të organizuar nga Grupi i Grave Asambleiste dhe Zyra për Barazi Gjinore, e ku morën pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Qendrës për Ndihmë Sociale, OJQ-së Women for Women etj.
Basri Kastrati, zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1 287 raste të dhunës në familje, ndërsa në 9 muajt e këtij viti, janë regjistruar 1 063 raste, ku shumica janë dhunë ndaj gruas, raporton Ekonomia Online.
Me këtë konferencë filloi edhe aktiviteti “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”. Ndërsa u mbajt edhe një marsh ku u kërkua parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje.