Për 20-vjetorin e themelimit, policia u prezanton qytetarëve pajisjet

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 11:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitete të ndryshme për nder të 20-vjetorit të themelimit të saj.

Në vazhdën e tyre, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” janë prezantuar disa mjete që policia i përdorë gjatë punës së tyre.

Zëvendësdrejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, tha se ky aktivitet është për qytetarët dhe i ka ftuar ata që të vijnë dhe t’i shohin nga afër pajisjet.

“Ne sot po shënojmë shumë aktivitete në kuadër të 20-vjetorit të themelimin të Policisë së Kosovës që kanë filluar më herët dhe do të zgjasin deri me datë 6 shtator. Ky aktivitet është për qytetarët dhe i ftojmë që te vijnë dhe të njihen për së afërmi me pajisjet tona. Gjithë qytetarët jeni të mirëseardhur për ta festuar ditën e 20-vjetorit të policisë që do të përmbyllet me 6 tetor e ku do të ketë shumë aktivitete. Sukseset tona janë sukses i gjithë qytetarëve”, ka thënë Mehmeti.

Ai së bashku me të tjerët kanë prezantuar njësitet tjera të pranishme.

Të pranishëm ishin njësite të ndryshme, si Forenzika, Skuadra e bombave e shumë njësi të tjera.

Interesimi i qytetarëve për t’u njohur nga afër me pajisjet që i posedon PK-ja, ishte shumë i madh.

Të ngjashme