Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm Një kërkesë është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë sekuestruar:
Një (1) traktor dhe
Një (1) sharrë motorike.
Kërkesa tjetër është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, ku me ç’rast është sekuestruar:
Një (1) veturë Golf 2.
Ndërsa, kërkesa tjetër është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku me ç’rast është sekuestruar:
Një (1) veturë GOLF 4.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosja”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Gjithashtu, dyshohet se në Gjilan, persona të maskuar kanë kryer vjedhje të rëndë, në një këmbimore, në vlerë prej 35.000 euro.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Po ashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Grabitja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Kanosje”, ndërsa një (1) i dyshuar tjetër për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Një (1) dyshuar është ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli”. Të ndaluarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Aktakuzat:
Tri aktakuza ndaj tre (3) të pandehurve për veprën penale “ Vjedhje shërbimeve”
Një aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Kanosje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e pyllit” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Rastet tjera me interes për publikun:
Në Gjilan, dyshohet se sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 3:45 min, persona të maskuar kanë kryer vjedhje të rëndë, në një këmbimore, në vlerë prej 35.000 euro. Për momentin të dyshuarit gjenden në arrati.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Lëndim i lehtë trupor ”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”, si dhe, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Kanosje”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “ Lëndim i rëndë trupor”, dhe “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje” lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Aktakuzat:
Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave “.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm Një kërkesë është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë sekuestruar:
Një (1) traktor dhe
Një (1) sharrë motorike.
Kërkesa tjetër është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, ku me ç’rast është sekuestruar:
Një (1) veturë Golf 2.
Ndërsa, kërkesa tjetër është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku me ç’rast është sekuestruar:
Një (1) veturë GOLF 4.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.