Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, ndërsa ka caktuar një (1) masë, për një (1) person si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër dyzetë e dy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së, si dhe ka bërë një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat personat | / | 15 – 42 | 5 – 11 | / | 7 – 9 | 6 – 6 | 11 – 11 | 5 – 5 | 49 – 84 |
Ndalimet | / | 3 | / | 1 | 2 | 1 | / | / | 7 |
Paraburgimet: kërkesat – personat | / | 3 – 3 | / | / | 1 – 1 | 1 – 1 | / | / | 5 – 5 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
///////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person, është ndaluar pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Një (1) person është ndaluar pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”, si dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Grabitja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” .
Po ashtu, ky Departament ka paraqitur një (1) masë ndalimi për tu ofruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër dyzetë e dy (42) personave , për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër njëzetë e nëntë (29) personave, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” ndërsa kundër njëzetë e tetë (28) personave, për veprën penale ”Legalizim i përmbajtjes së rreme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Ngasje në gjendje të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Heqja e vulave ”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”;
Tri (3) aktakuza për tre (3) persona , për veprën penale “Ngacmim”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11), nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm” nga neni 405 i KPRK-së.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 par.6 lidhur me par.1 te KPRK-së.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale, mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1, të KPRK-së, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale, mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1, të KPRK-së, dhe veprën penale “Vrasja e Rëndë” në Tentativë nga nenin 173 paragrafin 1 lidhur me nenin 28.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi“;
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.