Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetetë (28) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni (Iveco), çelësat e kamionit, masa drusore e llojit ahu në sasi prej 3.40 m³.
1 telefon Iphon 7+,
1 telefon Samgung J7
1 telefon Iphon 6s
1 telefon J4
1 telefon Iphon6
1telefon Samsung a7
1 telefon A1778
1 telefon Iphon 8
1 telefon Samsung s7
1 tablet Ipad apel
4 bankënota 4×50
1 banknotë 1×100 euro
3 banknotë 3×10 euro
1 banknotë 1×20
1 banknotë
2 banknotë 2 x5 euro
7 banknotë 7×50
6 banknotë 6×100
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në tri raste të ndara. Ndërsa, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundi nuk ka pasur persona të ndaluar gjatë kujdestarisë, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka parashtruar kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale dhe gjësendeve të përfituara gjatë kryerjes se veprës penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dje një kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe një kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës e paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.