Për 24 orë janë ndaluar 15 të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për kryerje të veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Të ngjashme