Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.