Për 24 orë janë ngritur 68 aktakuza

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për  caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” neni 136.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të liqenit të Badovcit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.               

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra te ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur gjashtë  (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër (4) raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Kanosje” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë  (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për  caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grup terrorist” neni 136.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe dy (2) persona të përfshirë në të njëjtin rast, njëri me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi trupor”, ndërsa tjetri, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

Raste tjera me interes për publikun:      

Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të liqenit të Badovcit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona, një (1) prej tyre i dyshuar për vepër penale  “Dhunë në familje”, një (1) person i dyshuar për vepër penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) person i dyshuar për vepra penale “Kanosje“ dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”

Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër gjashte (6) personave për vepër penale “ Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepër penale “Vjedhje e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepër penale “ Vjedhje e shërbimeve”.

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, në katër raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Dy persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, një person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një person për veprën penale ‘’Ngacmimi’’ dhe një person për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale                    “ Kanosje” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Tri  (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar“.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme