Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza kundër njëqindenjë (101) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i shtetit
ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të dy (2) traktorëve, një kamioni të
tipit “IVECO” dhe
çelësi i kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 4.00 metër
kube.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, një (1) ndalim, për vepër penale “ Dhuna në familje“ nga neni 248 i KPK –së.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e Pyllit”. Njëkohësisht gjatë ditës se djeshme është ngritur një aktakuzë ndaj dy (2) personave nga kjo prokurori.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave dhe ka ngritur nëntë (9)aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Prokuroria Themelore ne Gjakovë, gjate 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në raste të ndara, si dhe kjo prokurori ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme”
Një (1) aktakuzë kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, një (1) ndalim, kundër një (1) personi, për vepër penale “ Dhuna në familje “ nga neni 248 i KPK –së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për shtatë (7) persona, për këto vepra penale:
Një (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim I trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”;
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, nuk ka aktakuza të ngritura.
Ndalime me urdhër të prokurorit:
Prokuroria
Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të
dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për 48 orë me
aktvendim të prokurorit të shtetit, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën
penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, dy (2) të
dyshuar janë ndaluar nga prokurori i shtetit nën dyshimin se kanë kryer veprën
penale “Vjedhje e Rëndë”, dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria
Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një të
pandehurit për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Një
kamion i tipit “IVECO”
çelësi i kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 4.00 metër kube.
Aktakuzat:
Aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi i
paautorizuar i narkotikëve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, me dyshimin e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9)aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Grabitja” dhe
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezimin i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike ”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhunë në familje”, si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “ Sulmi” dhe “ Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë”.
Aktakuza:
Prokuroria Themelore ne Gjakove, gjate 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4)personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Dhunë në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtytja në kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzim i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e pyllit”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi i pasurisë”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Narkotik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim dokumenti”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi “Armëmbajtje pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi “Rrezik i trafikut publik”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli” sipas KPRK-së.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë sekuestruar dy (2) traktor.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”.