Për 24-orë, katër gra përjetojnë dhunë në familje

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Katër raste të “dhunës në familje” kanë ndodhur vetëm për 24-orë në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, në të gjitha rastet viktimat janë gra.

Dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Obiliq dhe Lipjan, rasti i tretë në Istog, si dhe rasti tjetër në Gjakovë, bëhet e ditur nga Policia.

Obiliq 23.01.2026-16:12.Është raportuar rasti ku të përfshirë janë viktima femër kosovare dhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin nuk jetojnë se bashku. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lipjan 23.01.2026-19:30.Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Istog 23.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në rast janë përfshirë edhe babai i viktimës dhe vajza e axhës së saj si e dyshuar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

Gjakovë 23.01.2026-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. 

Të ngjashme