Numri i lindjeve në vendin tonë, çdo ditë është me dhjetëra. Disa prej tyre kryhen me proceset normale, kurse disa me prerje cezariane.
Reparti i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ardhur në jetë 31 fëmijë, transmeton Indeksonline.
Prej tyre, 17 janë të gjinisë femërore dhe 14 të asaj mashkullore.
Derisa 26 gra janë bërë nëna për herë të parë në jetë.