Për 24 orë ndodhen 79 aksidente trafiku

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 10:50 | Nga

Aksidentet në trafikun rrugor në Kosovë vazhdojnë të jenë të nivelit të lartë.

Sipas raportit të Policisë vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë ndodhen 79 aksidente trafiku.

Një aksident me fatalitet ku humbi jetën një person në Gjakovë, 26 aksidente me të lënduar dhe 52 aksidente pa lëndime trupore, shkruan Ekonomia Online.

Po ashtu raportohet se për këtë periudhë kohore janë shqiptuar 691 tiketa për ngasësit e automjeteve që nuk i respektuan rregullat e trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme