Reperi Gold AG, gjatë këtij muaji solli disa projekte muzikore, të cilat ua kushton heronjve të rënë për liri.
Sot, me rastin e 28 Nëntorit, reperi ka publikuar projektin “Babë e djalë”, të cilin e shoqëroi me një videoklip, ku shfaqet i veshur me bluzën me mbishkrimi UÇK.
“URIME FESTËN E FLAMURIT 🇦🇱 ME NJË DHURATË TË VOGËL POR ME VLERË TË MADHE ❤️
BABË E DJALË ❤️❤️”, shkruan ai.
Për tekstin dhe muzikën u kujdes vet Goldi, orkestrimin e bëri Fatos Canolli, në vokal përcjellës është Lule Mustafa, ndërsa anën vizuale e punoi MProdicion.
Ndryshe, data 28 Nëntor nga tani do të jetë festë e dyfishtë për Gold AG, ngase me këtë datë ai u bë baba për herë të parë.