Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka uruar 28 nëntorin.
Me këtë rast Haradinaj ka thënë se me linjën hekurodhore Kosovë-Shqipëri, mbrojtjen e përbashkët ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë dhe shtetësisë shqiptare, shënojnë festat e nëntorit.
“Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare. Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë. Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca”, ka shkruar ai.