Kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për tu shitur të gjitha biletat e ndeshjes Angli-Kosovë.
Biletat që dolën në shitje pak minuta më parë janë avulluar nga fansat shqiptarë të cilët në kohë rekorde kanë blerë 1200 bileta, aq sa Federata e Futbollit të Anglisë i ka ndarë.
Ndeshja e parë mes Anglisë dhe Kosovës do të zhvillohet me 10 shtator në stadiumin e Sauthamptonit.
E dytë do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 17 nëntor 2019.